Kosova
Osmani dhe Abdixhiku nuk votuan për rrëzimin e Qeverisë
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani
Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë tregoi se do të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Por, një gjë të tillë nuk e kanë përkrahur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Lumir Abdixhiku, raporton kallxo.com.
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.
Kallxo.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Lumir Abdixhiku por ai nuk është përgjigjur. Raportohet se ai ka abstentuar.
I pyetur për votën e Vjosa Osmanit kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se për këtë pyetje gazetarët duhet të pyesin vet Vjosa Osmanin.
Kryesia e LDK-së vendosi sot që të kërkojë mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu, përcjell albinfo.ch.
Mustafa e arsyetoi këtë vendim si pasojë e mos heqjes së taksës kërkesë kjo nga ShBA.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











