Sporte Luftarake

Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Boksierja kosovare e mposhti 5:0 holandezen Maud van der Toorn në çerekfinale dhe tani synon finalen e Kampionatit Evropian.

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar medalje evropiane pasi ka kaluar me sukses çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Sadiku e mposhti me rezultat 5:0 boksieren holandeze Maud van der Toorn, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me rusen Kristina Kuluhova, e cila garon për Serbinë. Dy boksieret janë përballur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku triumfoi Sadiku.

Me fitoren në çerekfinale, Sadiku tashmë e ka të garantuar medaljen në këtë kampionat.