Lajme
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane e kërkojnë për një çështje tjetër penale
Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vjet burg në Austri, pasi u shpall fajtor për një seri vjedhjesh me thyerje në landin e Vorarlbergut, transmeton albinfo.ch.
Referuar raportimit të “Kronen Zeitung”, burri kishte hyrë me forcë në nëntë shtëpi gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit të kaluar, kryesisht në kohën kur familjet ndodheshin me pushime. Vlera e sendeve dhe parave të vjedhura ishte të paktën 14 mijë euro, ndërsa dëmet e shkaktuara në dyer, dritare dhe prona e çuan dëmin total në rreth 40 mijë euro.
Hetuesit arritën ta lidhin 46-vjeçarin me rastet përmes gjurmëve të ADN-së të gjetura në vendngjarje. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhërarrest evropian dhe që nga marsi ndodhej në paraburgim në burgun e Feldkirchut.
Sipas gazetës austriake, shqiptari kishte vuajtur më parë dënime edhe në Suedi dhe Danimarkë për vepra të ngjashme. Gjatë procesit gjyqësor ai është shfaqur i penduar dhe ka deklaruar se dëshiron të ndryshojë për hir të dy fëmijëve të tij, transmeton tutje albinfo.at.
Prokuroria ka theksuar se viktimat kanë pak gjasa t’i rikuperojnë paratë e humbura. Sipas raportimit, 46-vjeçari është i varur nga bixhozi dhe ka rreth 12 mijë euro borxhe.
Në fund, gjykata e dënoi me gjashtë vjet burg. Vendimi, megjithatë, nuk është ende i formës së prerë.
Çështjet ligjore të 46-vjeçarit mund të vazhdojnë edhe pas përfundimit të procedurës në Austri. Sipas “Kronen Zeitung”, edhe autoritetet zvicerane e kërkojnë atë në lidhje me çështje penale dhe tashmë është paraqitur kërkesë për ekstradimin e tij./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











