Shkrimtari shqiptar Isuf Sherifi do të prezantojë librin e tij të ri, me titull “Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht” (Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit), në një mbrëmje letrare që do të mbahet të shtunën, më 14 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në hapësirën letrare “Raum für Literatur”, në ndërtesën e Postës Kryesore (Hauptpost), në St. Gallen të Zvicrës.
Promovimi i librit do të shoqërohet me program muzikor.
Isuf Sherifi, i lindur më 1967 në Maqedoninë e Veriut, jeton aktualisht në Wittenbach të Zvicrës. Ai krijon në fushën e poezisë, prozës dhe eseistikës. Veprat e tij letrare janë botuar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë.
Në vitin 2005, Sherifi botoi antologjinë dygjuhësore “Blick durchs geöffnete Fenster” (Vështrim përmes dritares së hapur), në të cilën përfshihen tekste të autorëve shqiptarë dhe zviceranë.
Ndërsa në vitin 2017, në shtëpinë botuese “Waldgut Verlag”, botoi vëllimin poetik “Die weisse Filzkappe” (Kapela e bardhë prej shajaku).
Libri i ri, “Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht”, trajton përvojën e mërgimit, të vendosur mes realitetit të jetës në Zvicër dhe ndjenjës së mallit e përkatësisë.
Hyrja në këtë aktivitet është falas.
Veprimtaria organizohet në bashkëpunim me Kultur Richard Butz.
Të dhënat e aktivitetit:
– Data: 14 nëntor 2026
– Ora: 19:00
– Vendi: Raum für Literatur, Hauptpost, St. Leonhard-Strasse, 9000 St. Gallen, Zvicër
– Hyrja: Falas
Për informacione të mëtejshme dhe rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët përmes faqes “www.kulturrichardbutz.ch” (https://www.kulturrichardbutz.ch) ose në adresën elektronike [email protected].