Lajme
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak
U sekuestruan 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para të gatshme dhe disa telefona celularë
Policët e Njësisë Speciale kundër Krimit në Rrugë (EGS), Vjenë vunë re një burrë 37-vjeçar për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë gjatë patrullimit. Si pasojë, burri u vu nën vëzhgim.
Gjatë këtij operacioni, 37-vjeçari u pa teksa merrte një çantë shpine nga një apartament dhe më pas takonte një burrë tjetër, 32 vjeç, transmeton albinfo.at. 37-vjeçari e vendosi çantën në automjetin e 32-vjeçarit para se të largohej nga vendngjarja.
Më pas, policët ndaluan 32-vjeçarin dhe kontrolluan automjetin. Nga çanta e shpinës u sekuestruan dy qese që përmbanin gjithsej 1.063,6 gramë marihuanë.
Ndërkohë, 37-vjeçari hyri sërish në një ndërtesë dhe, pak më vonë, hipi në një automjet. Policët e ndaluan edhe atë. Për kryerjen e arrestimit u desh përdorimi i forcës fizike.
Hetimet e mëtejshme çuan në kontrolle në dy apartamente në Distriktin e 2-të. U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para të gatshme dhe disa telefona celularë.
37-vjeçari (shtetas shqiptar) dhe 32-vjeçari (shtetas austriak) u vunë nën arrest.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











