Tenori i njohur kosovar, Rame Lahaj, do të sjellë turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, këtë të diel, më 8 nëntor në Vjenë.
Në skenën e sallës së madhe të “Wiener Konzerthaus”, duke filluar nga ora 19:00, Lahaj do të performojë së bashku me “ARMA Ensemble”, me një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj u ka drejtuar një pyetje gjithë artdashësve të tij në Vjenë: “A jeni gati?”, duke i ftuar të bëhen pjesë e koncertit.
Koncerti është pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, të cilin Lahaj po e realizon së bashku me ARMA Ensemble. Në program janë përfshirë këngë shqiptare, por edhe pjesë të njohura nga repertori italian e francez, muzikë filmash dhe këngë të tjera ndërkombëtare.
Turneu nisi më 10 tetor në Cyrih, ndërsa ndalesa e dytë ishte Düsseldorf-i, ku Lahaj përformoi më 30 tetor. Pas Vjenës, udhëtimi muzikor do të vazhdojë në Toronto, më 13 dhjetor, në Bluma Appel Theatre.
Biletat për koncertin e së dielës janë në dispozicion në faqen zyrtare të tenorit: www.ramelahaj.com.
