Futboll
Daku dhe Seferi optimistë para Nations League: Synimi është vendi i parë dhe rruga drejt Euro 2028
Shqipëria ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e para të edicionit të ri të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe dy herë me San Marinon
Sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi, kanë folur për objektivat e kuqezinjve në edicionin e ri të UEFA Nations League, duke theksuar se synimi kryesor është vendi i parë në grup dhe krijimi i një rruge drejt kualifikimit në Euro 2028.
Daku dhe Seferi dolën të mërkurën në konferencën zyrtare për media në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të ndeshjeve të para të Shqipërisë në Nations League.
Mirlind Daku u shpreh i kënaqur që është sërish pjesë e Kombëtares dhe theksoi se është plotësisht i gatshëm për të dhënë kontributin e tij nëse trajneri Rolando Maran vendos t’i japë minuta, transmeton albinfo.ch.
Sulmuesi shqiptar e sheh Nations League edhe si një mundësi të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian 2028.
“Vetë fakti që ne jemi për vendin e parë, flet për Euro 2028. Rruga në Nations League na çon drejt Euro 2028”, deklaroi Daku.
Ai theksoi se për sulmuesit është e rëndësishme të shënojnë, por mbi të gjitha skuadra duhet të marrë rezultate pozitive në katër ndeshjet e ardhshme.
Daku foli edhe për konkurrencën në repartin ofensiv, duke e konsideruar atë pozitive për Kombëtaren. Sipas tij, prania e futbollistëve që kanë nisur mirë sezonin dhe kanë shënuar gola e rrit cilësinë brenda grupit.
Sulmuesi gjithashtu konfirmoi se është në gjendje të mirë fizike, pavarësisht se nuk ka luajtur me ekipin e tij të ri. “Unë jam 100% i gatshëm për Kombëtaren, kam qenë gjithmonë”, u shpreh ai.
Seferi: Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje
Edhe Taulant Seferi e konfirmoi se objektivi i Shqipërisë është kreu i grupit, por kërkoi përqendrim maksimal dhe qasje ndeshje pas ndeshjeje.
Sipas Seferit, në futbollin e sotëm nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe Kombëtarja duhet të respektojë secilën skuadër që do të ketë përballë.
Ai foli gjithashtu për ndryshimet që trajneri Rolando Maran po kërkon të sjellë në lojën e Shqipërisë.
Seferi tregoi se tekniku italian dëshiron një skuadër që kontrollon më shumë topin, luan futboll më ofensiv dhe ushtron presing më të lartë ndaj kundërshtarit. Për sulmuesit, sipas tij, një mënyrë e tillë loje mund të jetë mjaft pozitive.
“Për ne sulmuesit është më mirë kur bëjmë presing dhe kur e kemi topin më shumë”, tha Seferi, duke shtuar se futbollistët po përshtaten mirë me idetë e trajnerit të ri.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e grupit, duke thënë se sukseset dhe fitoret do të vijnë nga puna kolektive dhe jo nga individët. Shqipëria ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e para të edicionit të ri të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe dy herë me San Marinon.
Trajneri Rolando Maran ka grumbulluar 29 futbollistë për këto sfida, ndërsa objektivi i deklaruar i Shqipërisë është përfundimi i grupit në vendin e parë.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











