Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për Sionin që të shtunën mbrëma e mposhti Servetten me rezultatin 2:0.
Ndeshja i takoi javës së 14-të të Superligës së Zvicrës.
Rrudhani e shënoi golin e parë në minutën e 51-të, kurse Nivokazi shënoi për 2:0 në minutën e 70-të.
Të dy futbollistët shqiptarë u zëvendësuan në minutën e 72-të, kurse bashkëlojtari i tyre, Kreshnik Hajrizi, luajti deri në minutën e 79-të. Benjamin Kololli u la në stol.
Asistimi i Samuel Krasniqit nuk i ka mjaftuar skuadrës së Grasshoppersit që u mposht të shtunën mbrëma nga Lugano me rezultatin 2:1. Krasniqi asistoi në golin e barazimit 1:1 të cilin e realizoi Yannick Bettkober në minutën e 71-të.
Krasniqi dhe Amir Abrashi e kompletuan ndeshjen te Grasshoppersi. Ndërkohë ndeshjen te Lugano e kompletoi Uran Bislimi, kurse bashkëlojtari i tij, Ezgjan Alioski, në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të.