Futboll
Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës
Vedat Muriqi do të jetë kapiten i ri i Kosovës. Këtë e ka konfirmuar trajneri Franco Foda në konferencë për media. Muriqi do ta zëvendësojë Amir Rrahmanin që vendosi të tërhiqet nga Përfaqësuesja.
“Kapiteni i Kombëtares do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda. Na presin lojë të vështira dhe dihet që në këtë grup është Austria favorite. Ne si Kombëtare kemi shumë qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B. Pastaj nëse paraqitemi mirë të vazhdojmë dhe të ngrihemi”, tha Foda.
Foda ka thënë se lojtarët e rinj të ftuar janë integruar shumë shpejt në lojën e ekipit.
“Kemi lojtarë shumë të mirë dhe kemi lojtarë që i kanë pritur mirë të rinjtë. Nuk kemi pasur aq shumë kohë por kemi punuar mirë me top dhe kur nuk e kemi topin. Mendoj se jemi përgatitur mirë për të luajtur ndaj Irlandës”, tha Foda.
Ndërkohë menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë se lojtarët e rinj Erblin Osmani dhe Dion Kaçuri do të jenë në dispozicion të luajnë sa u përket dokumentacioneve, por mbetet te trajneri.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












