Kosova
Nga Ferizaji në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe rrugëtimin drejt skenës së konkursit ndërkombëtar të bukurisë.
Në videon e saj prezantuese, Isufi tregon se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ajo kishte vetëm katër ditë kohë për t’u përgatitur para udhëtimit drejt Vietnamit, ku po përfaqëson Kosovën në garën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht përgatitjeve të përshpejtuara, Isufi thotë se vendosi ta pranonte sfidën dhe ta shfrytëzonte në maksimum mundësinë për ta përfaqësuar vendin e saj.
Me prejardhje nga Ferizaj dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blair e konsideron jetën mes dy kulturave si një përvojë që ka ndikuar fuqishëm në formimin e saj.
“Amerika më mësoi të ëndërroj, ndërsa Kosova më mësoi rëndësinë e identitetit, familjes, qëndresës dhe të mos harroj nga vij”, ka thënë ajo.
Përfaqësuesja kosovare ka kaluar tashmë një nga etapat e konkursit. Ajo është renditur në Top 60 në Top Model Challenge, ndërsa sfida e radhës është Head-to-Head Challenge.
Për Isufin, pjesëmarrja në Miss World nuk lidhet vetëm me një arritje personale, por edhe me mundësinë për ta prezantuar Kosovën para një audience ndërkombëtare.
“Të jem në skenën e Miss World është më shumë se thjesht të përfaqësoj veten. Është të përfaqësoj çdo vajzë të re që ëndërron dhe t’i tregojmë botës bukurinë dhe forcën e Kosovës”, është shprehur ajo.
Në fund, Blair Isufi ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për Kosovën: “Kosovë, ky rrugëtim është për ty. Shpresoj të të bëj krenare”. /albinfo.ch/
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së








