Skip to content

Kuvendi i Kosovës ndriçohet me portokalli në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës do të ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli, si pjesë e fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ndriçimi simbolik do të realizohet në orën 18:30.

Përmes këtij aktiviteti, Kuvendi synon të shprehë solidaritetin dhe përkushtimin institucional në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe të sensibilizojë publikun për rëndësinë e adresimit të kësaj dukurie shoqërore.