Skip to content

Ambasadori Faruk Ajeti: Zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasadori Faruk Ajeti ka përcjellë një mesazh të fuqishëm kundër dhunës me bazë gjinore

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasadori Faruk Ajeti ka bërë thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave, duke theksuar të drejtën e tyre për të jetuar të lira dhe pa frikë, shkruan albinfo.ch.

“Dhunë ndaj grave sepse janë gra. Sepse duan të jenë të lira. Sepse duan ta jetojnë jetën e tyre”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

Ai ka tërhequr vëmendjen edhe te statistikat shqetësuese të vrasjeve të grave dhe vajzave si pasojë e dhunës, duke bërë thirrje për zero tolerancë ndaj këtij fenomeni.

“Zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave!”, ka theksuar ambasadori.

Mesazhi i ambasadorit Ajeti vjen në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e cila shënohet çdo vit më 25 nëntor dhe shënon fillimin e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kjo fushatë, e cila zgjat deri më 10 dhjetor, synon ndërgjegjësimin e shoqërisë, parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe promovimin e barazisë gjinore.