Lajme
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau
Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës është zhvilluar ndarja e librave shkollorë për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në kantonin Aargau të Zvicrës, përjell albinfo.ch.
Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) të Republikës së Kosovës, si pjesë e mbështetjes për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.
Me këtë rast është shprehur mirënjohje për mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët përmes angazhimit të vazhdueshëm kontribuojnë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit te brezat e rinj.
Mbështetja e mësimit në gjuhën shqipe në diasporë konsiderohet një nga mënyrat për të ruajtur lidhjen e fëmijëve me gjuhën, kulturën dhe vendlindjen e prindërve të tyre.
Ndarja e librave përbën një mbështetje konkrete për nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë në kantonin Aargau, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe jashtë Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje








