Skip to content

Ceremonia e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë

Ceremonia e përurimit të ambienteve të reja të ambasadës në Prishtinë.

Siç ka raportuar një ditë më parë platforma mediale Albinfo.ch, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka përuruar zyrtarisht objektin e saj të ri në Prishtinë.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij kosovar, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare të kryediplomatit zviceran në Kosovë.

Përurimi i ambienteve të reja shënon një etapë të re në praninë diplomatike të Zvicrës në Kosovë, ndërsa të dy vendet vazhdojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët./Albinfo.ch

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në ceremoni marrin pjesë Konjufca dhe Cassis