Presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur Kosovën gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku foli për përpjekjet e tij për ndërprerjen e konflikteve në vende të ndryshme të botës.
Duke u ndalur te situata në Gaza, Trump falënderoi Kombet e Bashkuara për mbështetjen ndaj planit të tij të paqes për këtë rajon.
Ai deklaroi se gjatë periudhës së fundit ka kontribuar në përfundimin ose ndaljen e tetë konflikteve ndërkombëtare. Në mesin e rasteve që përmendi ishte edhe konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Trump gjithashtu përmendi kontributin e Kosovës me trupa dhe rolin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin dhe ruajtjen e paqes në Gaza.
Kosova u përmend kështu dy herë në fjalimin e presidentit amerikan, në kontekstin e përpjekjeve për paqe dhe kontributit të saj në angazhimet ndërkombëtare.