Kosova
Mustafa: Do të nisim mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti
“LDK sot ka vendosur që të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse nuk duam të jemi më pjesë e një qeverie të tillë”, deklaroi Mustafa
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se Lidhja Demokratike do të nisë mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti.
Ai e bëri këtë paralajmërim vetëm disa orë pasi që kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, përcjell albinfo.ch.
“LDK sot ka vendosur që të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse nuk duam të jemi më pjesë e një qeverie të tillë”, ka thënë Mustafa.
“Problemi që lindi sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshje për bahkëqeverisje me shkarkimin e Agim Veliut. Më 12 t ëkëtij muaji e kam takuar Kurtin bashkë me Vjosa Osmanin dhe Hotin dhe kam këkruar nga ai që të heqë tarifën pa kushte, sic e këkron SHBA. Sepse rrezikimi I raporteve nuk është në favor të vendit tonë dhe nuk guxojmë të humbim aleatin. Ne në esencën e programit politik të LDK është miqësia e përherdshme me Amerikën dhe nuk mund ta cënojmë këtë raport. Nuk kam marrë ndonjë përgjigje positive. Meqenëse ka kapërcyer edhe afati më 15 mars që të veprojë për heqjen e pjeshshme të tarifës. Kam konsultuar bashkëpunëtorët e mi në LDK. I kam thënë të hënën Kurtit që ta heqë tarifën sepse po rrezikohen raportet me SHBA’në. Nuk ka ndodh fare që të konsutlohet me ua dhe unë të japë pëlqimin që është vrpim krejtësisht I panevojshëm në ktë situatë kur po ballafaqohemi me luftën e koronavierusit.
Kjo flet se Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me neve dhe të bëjë veprim për relacione të shëndosha me partnerët tanë. LDK sot ka vendosur që të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse nuk duam të jemi më pjesë e një qeverie të tillë”.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













