Kosova
Kurti: Qeveria po rrëzohet jo për taksën, por për t’i hapur rrugë marrëveshjes Kosovë-Serbi
‘Hiqe kryeministër taksën dhe shkojmë në Shtëpinë e Bardhë dhe e heqin qafe Serbinë’, deklaroi Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Kuvend, ku po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së tij, tha se është i bindur që tashmë ka një marrëveshje për ndarje të territoreve.
Ai zbuloi edhe muhabete nga takimi i para disa ditëve me presidentin Hashim Thaçi.
“Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Faktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin me të. Për dy orë e takova, dhe a e dini çka më tha: ‘Hiqe kryeministër taksën dhe shkojmë në Shtëpinë e Bardhë dhe e heqin qafe Serbinë. Këta kryeministrat tjerë janë kryeministra të emëruar, unë e ti jemi të zgjedhur nga populli’. Pra nuk është ideja me heq këtë Qeveri për taksën, por me heq Qeverinë e me i hap rrugë marrëveshjes. Këto pazare nuk mund të me kenë mua si bashkëpunëtor”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës s’mund të rrëzohet vetëm për shkak të një ministri, vetëm nëse ky ministër (Agim Veliu) është plan.
“Nuk rrëzohet qeveria për një ministër. Veç nëse ai ministër është plan. Nëse ministri është plan, atëherë bie qeveria. Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që është plan”, tha Kurti.
Kurti, tha se kur Hashim Thaçi ka dashur javën e kaluar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, realisht ka pasur tentim-puç.
“Sot jam i lumtur që nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, para një jave ka pasur tentim-puç në Kosovë. Do të dalin të gjitha transkriptet për këtë”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











