CH-Ballkani
Hahn: Një marrëveshje e mirë është kompromis, Thaçi dhe Vucic le të vijojnë dialogun
Hahn vijon të theksojë se pavarësisht se ka ndryshime nga viti i kaluar, ai kërkon “progres më të shpejtë”. Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në Maqedoni, ku krahas Shkupit, vizitoi edhe disa qytetarë në Shtip.
Në 30 shtator Maqedonia mban referendumin për ndryshimin e emrit, ndërsa në lidhje me këtë komisioneri i zgjerimit të BE, Johanes Hahn, për DW thekson se një “marrëveshje e mirë është kompromis” dhe se referendumi ka një perspektive gjenerale për gjithë banorët e vendit.
Hahn vijon të theksojë se pavarësisht se ka ndryshime nga viti i kaluar, ai kërkon “progres më të shpejtë”. Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në Maqedoni, ku krahas Shkupit, vizitoi edhe disa qytetarë në Shtip.
Në pyetjen se nëse dështon referendumi, atëherë Hahn tha se marrëveshja mund të ratifikohet në parlament, por në rast se Maqedonia nuk ndryshon emrin, atëherë kapitulli i euro-integrimeve mund të mbyllet për dhjetë vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch. “Secili në Maqedoni duhet të jap pjesën e tij për të kaluar ky referendum suksesshëm.”
Në fund Hahn u ndal edhe te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku bisedohet për korrigjimin e kufijve.
“Këshilla ime është që ata (Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic) le të negociojnë. Pasi të arrijnë ata marrëveshjen, le të bëhet publike te banorët e tyre dhe te komuniteti ndërkombëtar. Por ajo që është me rëndësi, marrëveshja e arritur duhet të sjellë stabilitet në rajon dhe jo të kundërtën,” tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













