CH-Ballkani
Hahn: Shtyrja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, destabilizon Ballkanin
"Një shtyrje e mëtejme dhe një mosnjohje e përparimit të arritur nga shtetet kandidate do të kishte pasoja dramatike për vendet e prekura dhe për të gjithë regjionin, ka thënë Hahn më tutje
Dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparime të rëndësishme, thotë komisioneri përgjegjës për zgjerim, Hahan. Shtetet anëtare do të vendosin në qershor lidhur me fillimin e bisedimeve.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arsye të shpresojnë se pas zgjedhjeve për Parlamnentin Evropian do të fillojnë bisedimet për pranim në BE- “Unë kam besim se Komisioni i BE-së në fund të majit do t`i japë rekomandimet pozitive për të dy vendet”, ka thënë komisioneri përgjegjës për zgjerimin, Johannes Hahn, shkruan Die Zeit.
Para së gjithash Maqedonia e Veriut përmes reformave të bëra dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Greqinë, e ka merituar në mënyrë të dukshme fillimin e negociatave.
Shtetet anëtare të BE-së e kishin miratuar parimisht fillimin e bisedimeve për integrim të Shqiepërisë dhe Maqedonisë që në qershorin e vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch. Por fillimi praktik i bisedimeve ishte kushtëzuar nga bërja e hapave të tjerë drejt përparimit të rrugës së reformave. Për këto përparime, BE do të bëjë raporte pak pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropiane, raporte këto që do të shërbejnë për marrjen e vendimit nga qeveritë e shteteve anëtare.
Hahn u tërheq vërejtjen vendeve të BE-së nëse ato, përkundër raporteve pozitive, do të vazhdojnë të luajnë me letrën e kohës. “Vetëm me një politikë të besueshme do të arrihet sukses në avancimin e procesit të reformave në Ballkanin Perëndimor dhe në ruajtjen e ndikimit tonë në regjion”, ka thënë ai.
Shtetet anëtare të BE-së kanë qenë vetë ato që e kanë shpallur qershorin si datë për fillimin e bisedimeve me dy shtetet ballkanilke. Një shtyrje e mëtejme dhe një mosnjohje e përparimit të arritur nga shtetet kandidate do të kishte pasoja dramatike për vendet e prekura dhe për të gjithë regjionin, ka thënë Hahn më tutje, përcjell albinfo.ch. Kështu, për shembull veç tjerash mund të ulet motivi për zgjidhjen e konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hahn.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë















