Kosova
BE: Qeveria e Kosovës duhet të hedhë hapa shtesë për uljen e tensioneve në komunat veriore

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, e ka pranuar letrën e nënshkruar nga mbi 50 deputetë të ndryshëm të shteteve perëndimore, ku i bëhet thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje në raport me Serbinë, e të jenë më të ashpër.
Stano u shpreh se sa i përket politikës së jashtme, BE-ja merr vendimet me unanimitet të 27 shteteve anëtare dhe se Borrell sa herë pranon një letër reagon nëpërmjet kanaleve të duhura.
Ndër të tjera ai ka insistuar se BE-ja është lehtësuese e paanshme në dialog dhe se mori masa ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak të siç tha ai “paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”.
Stano nuk ka treguar se kur dhe nëse do të hiqen masat, teksa tha se në rast nevoje mund të merren masa edhe ndaj Serbisë.
“Në frymën e njëjtë BE-ja dhe shtetet anëtare – pasi çdo gjë që bëjmë bëhet në sinkron e konsultim me shtetet anëtare dhe me partnerët ndërkombëtarë, në këtë kontekst kryesisht me SHBA-në, nëse vendosin atëherë do të marrim masa të nevojshme ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare shohin se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të krizës, Serbia s’po bën gjë për shtensionim. Qasja jonë është e balancuar. Sigurisht të gjitha masat janë të kthyeshme, e varet në mënyrën se si silllen partnerët sa i përket çështjes së deeskalimit dhe ecjes para për t’u kthyer në proces normal të dialogut”, tha Stano.
Ndër të tjera ai u shpreh se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të sillen në mënyrë evropiane.
“Ajo çfarë BE-ja pret është sjellje evropiane, që të gjendet zgjidhje evropiane. Në fund të fundit të dyja shtetet duan të hyjnë në BE, kanë deklaruar se integrimi evropian është prioritet strategjik i tyre. Duhet atëherë të veprojnë sipas deklaratës, e të sillen në mënyrë evropiane. I bie të sillen në mënyrë konstruktive sa i përket shtensionimit, e të qenit në gjendje të gjetjes së një kompromisi të duhur, një konsensusi evropian. Këto janë mesazhe që i japim çdo ditë, javë për javë, muaj për muaj. Kriza nuk shkaktohet nga lehtësuesja BE-ja, shkaktohet nga mënyra se si partnerët zgjedhin për të arritur çfarëdo synimi që kanë, por s’po u ndihmon në rrugën evropiane”, deklaroi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqipëri: 200 872 kërkesa për regjistrime për votim nga jashtë, 128 149 të miratuara Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin...
-
529 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë anuluar
-
Gazeta zvicerane: Ja si ka votuar diaspora e Kosovës në Aargau
-
“Mos t’i harrojmë arbëreshët” – Historia e një misioni dashurie për atdheun
-
TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh pas kolapsit të fundit të bisedimeve të koalicionit në Austri? Pas kolapsit të bisedimeve të koalicionit FPÖ-ÖVP, Austria përballet me javë të tëra pasigurie politike. Pra,...
-
Popullsia e huaj në Austri po rritet, por ku jetojnë ata?
-
Dështojnë negociatat e ekstremit të djathtë për koalicion në Austri
-
Rritet korrupsioni edhe në Austri
-
Gjithnjë e më shumë të diplomuar në Austri janë të papunë, tregojnë shifrat e reja