Kosova
Britania i bën thirrje Serbisë: Autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Në trevjetorin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku, Ambasada britanike kërkon që përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiqin, të mbahen përgjegjës.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka bërë thirrje Serbisë që autorët e sulmit të armatosur në Banjskë të përballen me drejtësinë, duke theksuar se llogaridhënia mbetet thelbësore, raporton albinfo.ch. Qëndrime të ngjashme Britania e Madhe i ka përsëritur edhe në deklarata zyrtare gjatë vitit 2026, duke kërkuar nga Serbia që të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit, përfshirë Milan Radoiçiqin, përcjell albinfo.ch.
Në një postim Kurti kujton Afrim Bunjakun: Të gjithë kriminelët e Banjskës do të përgjigjen para drejtësisë
të publikuar në Facebook, Ambasada britanike ka kujtuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.
“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Ambasada ka vlerësuar gjithashtu guximin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe në rikthimin e sigurisë, si dhe ka përmendur përpjekjet e prokurorëve të Kosovës për vendosjen e drejtësisë.
“Llogaridhënia mbetet thelbësore. Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk janë përballur me drejtësinë. I bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi, pa vonesa të mëtejshme”, ka deklaruar Ambasada britanike.
Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka pranuar Milan Radoiçiq, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe dhjetëra personave të tjerë.
Tre persona janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin, ndërsa Radoiçiq dhe pjesa tjetër e të akuzuarve që ndodhen jashtë Kosovës vazhdojnë të jenë në Serbi. Britania e Madhe ka kërkuar vazhdimisht që Serbia të bashkëpunojë për sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak












