Feja

Kandidatët zviceranë për xhihad: “Një progresion që shqetëson”

Albinfo.ch: Javët e fundit, disa shembuj të rinjsh me prejardhje nga familje emigrantësh të Ballkanit të cilët i janë bashkuar xhihadit janë raportuar nga mediat zvicerane. A mundemi ta vlerësojmë madhësinë e vërtetë të këtij fenomeni?

J.-P- Rouiller: Pavarësisht nga shifrat zyrtare, është shumë e vështire, gati e pamundshme që ta matim me saktësi madhësinë e fenomenit të udhëtarëve xhihadistë në Zvicër. Veç kësaj, vlerësimet zyrtare bëjnë fjalë vetëm për 70 veta, duket numër i vogël në krahasim me numrat e paraqitur nga fqinjët tanë, duke filluar nga Franca. Por duke u përqendruar tepër te shifrat, mund të lëmë anash thelbin. Në rastin e Zvicrës, vlerësimi i përgjithshëm zyrtar tregon shumë më pak se perspektiva e saj historike : në nëntor 2013, shërbimet e specializuara zvicerane bënin të ditur se nuk kishin gjurma banorësh zviceranë të larguar në Siri. Në fillim të vitit 2014 u shpall numri i dhjetë udhëtarëve xhihadistë. Sot ky numër ka arritur mbi 50. Gjëja më e rëndësishme për Zvicrën nuk është numri i saktë i tanishëm por shpejtësia e rritjes të nisjeve në më pak se dy vjet.

Albinfo.ch: A ka një tendencë më dominuese njerëzish me origjinë nga një rajon i veçantë i Ballkanit ( Kosovë, B-H, Maqedoni, Serbi ). Nëse po, pse ?

J.-P- Rouiller: Elementet që kemi në dorë nuk na lejojnë që të flasim për një « tendencë » të origjinës (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Serbi) të udhëtarëve xhihadistë me origjinë ballkanike që janë larguar nga Zvicra. Në radhë të parë sepse numri i rasteve nga ana statistike nuk është shumë i madh për të qenë i rëndësishëm (dhe që të na ndihmoj për të vërtetuar një tendencë të tillë). Por edhe, në qoftë se modelet e shpjegimit të zhvilluar nga Qendra përfshijnë plot parametra përkatësie, ata ende duhet të rafinohen. Ne preferojmë të mos e theksojmë këtë faktor pa pasur të gjitha të dhënat e nevojshme.

Albinfo.ch: A ekziston një profil tipik i këtyre të rinjve, qoftë në trajektoren familjare edhe atë profesionale, në rrjetin e miqve apo një farë dobësie sociale ?

J.-P- Rouiller: Nuk mund të flasim për një profil tipik të vërtete. Por disa emërues të përbashkët ekzistojnë. Shumica e këtyre të rinjve kalojnë fillimisht një fazë revoltimi; zakonisht pas një periudhe të suksesshme (arsimore, sportive, profesionale). Në mënyrë të ngjashme, zakonisht pas revoltimit vjen edhe afrimi i vërtetë (rilindja) ndaj fesë. Procedura që vihet në vend, zhvillohet në fronte të ndryshme që përfshijnë kategori të larmishme protagonistësh. Virtualë (kontakte në rrjetet sociale etj.) ose të vërtetë, këta aktorë do të bashkëveprojnë (nganjëherë me qëllim, por edhe pa koordinim) dhe do të provokojnë te disa dëshirën për t’u larguar. Duhet të kuptojmë se ne jemi duke luftuar kundër një sistemi, dhe jo kundër rrjeteve “të thjeshta”. Një sistem kompleks, evolues dhe ku protagonistët kontrollojnë vektorët kryesorë.

Albinfo.ch: Si shpjegohet që të rinj me prejardhje nga familje myslimane të Ballkanit, tradicionalisht tolerante për të cilat prejardhja etnike edhe linguistike ka një rëndësi të madhe, i bashkohen këtij rigorizmi politiko-fetar neosalafist? Ç ‘farë i tërheq konkretisht ?

J.-P- Rouiller: Nuk ekziston një përgjigje e thjeshtë për këtë pyetje. Megjithatë një element sistematik që e vërejmë te të gjithë kandidatët për « udhëtim » : është etja për absoluten, pa përkulje pa nuanca. Ky vizion i dytë i realitetit është pjesa qendrore e propozimit neosalafist. Por ai është shumë larg vizionit të Islamit që mbrojnë edhe transmetojnë familjet myslimane të Ballkanit.

Albinfo.ch: Cila është metoda konvencionale e rekrutimit të të rinjve në Zvicër ? A kanë lidhje me aktivitetet e paqarta të rrjeteve xhihadiste në Ballkan ?

J.-P- Rouiller: Nuk ka vetëm një por « disa » metoda rekrutimi. Këto metoda janë testuar prej vitesh. Kombinimi i teknikave të adaptuara edhe i metodave të përdorura nga disa shërbime të fshehta, mekanizëm tip sektare (metoda të përshkruara fort mirë nga antropologia franceze Dounia Bouzar ), këto qasje janë të dyfishta, ato përziejnë qasjen virtuale ( nëpërmjet rrjeteve sociale ) dhe kontaktet e vërteta ( nëpërmjet organizimit platformë dhe duke hyrë në kontakt me ” mentorët ” ideologjike ). Qëllimi është pothuajse gjithmonë izolimi i kandidatit , drejtimi i tij në një rreth të ri dhe gradualisht bindja për veçantinë e tij ( ai nuk është si të tjerët ), po ashtu të bindet që duhet të emigrojë për tu bashkuar me të tijtë ” hijra “, në tokën myslimane. Bëhet fjalë për një skicë të shpejtë por që zbatohet për të gjitha ose një pjesë të rekrutimeve në Zvicër ( ose diku tjetër në Evropë ). Dhe po, shumica e të rinjve me origjine ballkanike që janë larguar nga Zvicra kanë pasur ( kanë ende) lidhje me lëvizjet aktive xhihadiste në Ballkan. Ky është një nga faktorët e shpeshtë të këtyre komuniteteve moderne” të xhihadit “.

Albinfo.ch: Të rinjtë që kthehen nga fronti xhihadist, mund të përbëjnë një rrezik për sigurinë e Zvicrës ?

J.-P- Rouiller: Kjo gjë natyrisht që varet nga personaliteti i personit që kthehet. Por prapëseprapë atij i mbetet eksperienca, kontaktet e zhvilluara ( që ndoshta janë ende aktive) dhe imazhi që i atribuohet ” atij që kthehet nga tokat e xhihadit ” janë faktorë të shumtë që mund ta ngrenë në nivelin e një ikone, të një shefi, të një rekrutuesi ose të një predikuesi, ç’do xhihadist që rikthehet në Zvicër.

Albinfo.ch: Ç ‘farë mund të bëjnë familjet, strukturat edhe shoqatat fetare ballkanike në Zvicër për ta parandaluar, zbutur apo për ta frenuar këtë fenomen ?

J.-P- Rouiller: Familjet, strukturat edhe shoqatat fetare mund të luajnë një rol të rëndësishëm në frenimin e këtij fenomeni. Ato duhet të jene vigjilente ndaj « fëmijëve » të tyre, por mbi të gjitha- më lejoni si observator i huaj që jam t’ju rikujtoj – që të mos bëni gabim edhe ti « minimizoni » ndryshimet e vërejtura tek një i ri i komunitetit. Pastaj ato duhet të shpjegojnë, në mënyrë të palodhur dhe pa garanci suksesi të sigurte, ne të gjithë e dimë se rruga e propozuar nga këto komunitete, këta lavdërues të xhihadit nuk del asgjëkund. Vigjilencë, asnjë lëshim ndaj ekseseve por edhe mirëkuptim, këto janë fjalët që kam dëshirë të vendos në zemër të këtij debati.

Albinfo.ch: Nëse një prind vë re një ndryshim në sjelljen e fëmijës së tij, ku mundet të kërkojë ndihmë (për të shmangur denoncimit) ?

J.-P- Rouiller: Në Zvicër nuk ekziston asnjë ” linjë emergjente ” që mundet ti këshilloj prindërit në rastin kur ata vërejnë një ndryshim te fëmija e tyre. Meqë mekanizma të tilla mungojnë, fillimisht do të sugjeroja një afrim lokal ( brenda komunitetit, me udhëheqësit lokalë edhe me imamin ). Ky person mundet të kontaktojë (në mënyrë anonime ) strukturat politike dhe edukative kantonale që mund ti ofrojnë një mbështetje. Por në qoftë se këto përpjekje nuk sjellin asnjë fryt, më duket se është më e arsyeshme të konsiderohen opsione më të rrepta.

rouiller
Jean-Paul Rouiller

I lindur në Saint-Maurice, në Valis, Jean-Paul Rouiller i ky kryer studimet në marr¨dhënie ndërkombëtare në Gjenevë. Ai e kishte krijuar njëinë e perë të luftës kundër terrorizmit të Policisë Gjyqësore Federale.

Analist në Shërbimet informative të Zvicrës në vitin 1995, ai i ka udhëhequr tërësinë e dosjeve mbi terorizmin në njësitin në fjalë. Në vitin 2000 ai largohet nga njësiti në fjalë për t’iu bashkuar Koordinatorit të Shërbimeve informative të Zvicrës, Z. Jacques Pitteloud, në cilësinë e Këshilltarit për çështje të sigurisë së mbrendshme.

Jean-Paul Rouiller është krijues si dhe drejtor i Geneva Centre for Training and Analysis of Terorism (GCTAT), e themeluar në vitin 2011.
Xhihad

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI