Futboll
Shqipëria dhe Serbia dorëzojnë kandidaturën në UEFA
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për ta organizuar Evropianin U21
Raportohet se Shqipëria dhe Serbia kanë shpallur kandidaturë të përbashkët për ta organizuar Kampionatin Evropian për 21 vjeçarët, ka konfirmuar të mërkurën presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, përcjell albinfo.ch.
Duka ka konfirmuar kandidaturën bashkë me Serbinë për Evropianin që do të mbahet në vitin 2027. Ka shtuar se Shqipëria e vetme nuk i plotëson kushtet.
“Shqipëria e vetme s’mund të plotësojë kushtet. Duhen tetë stadiume minimalisht”, ka thënë ai.
Për ta marrë organizimin, Duka ka deklaruar se duhet angazhim i madh edhe i qeverive të dy vendeve respektive. E ka cilësuar lajm të mirë për “popullin shqiptar dhe serb”.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka bllokuar komentet në rrjetet sociale.
“Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian. Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni. Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21. Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri