Kosova

Rashica mund të largohet nga Beshiktashi

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, mund të largohet nga skuadra e Beshiktashit në verën e këtij viti.

Gazeta “Ortaçizgi” raporton se për Rashicën kanë shprehur interesim dy skuadra nga Seria A.

Drejtuesit e Beshiktashit po dëshirojnë që t’i fitojnë së paku 12 milionë euro nga shitja e Rashicës. 27-vjeçari te Beshiktashi u transferua vitin e kaluar nga skuadra angleze Norwich City për pesë milionë euro./Koha.net