Maqedonia
Dorëhiqet Kovaçevski, Talat Xhaferi të dielën betohet si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Bëhet e ditue se kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në afatin e paraparë me ligj dorëzoi dorëheqje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast pati një takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell albinfo.ch.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se funksionin e kryeministrit e ka kryer me përgjegjësi dhe përkushtim, me respekt të duhur për qytetarët, i udhëhequr nga vendosmëria për të siguruar një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe përgjegjësi të barabarta.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se do të vazhdojë të avokojë për realizimin e vizionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për ne nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane.
Së bashku u theksua rëndësia e angazhimit për realizimin e perspektivave tona evropiane dhe sigurimi i të gjitha parakushteve për të gjurmuar të ardhmen tonë evropiane.
Në takim u bisedua edhe për detajet e formimit të Qeverisë së re teknike, ku kryeministri Kovacevski i uroi suksese kryetarit të Kuvendit, Xhaferi, në pozitën e tij si kryeministër.
Me dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski nisin proceset për formimin e qeverisë teknike, e cila do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













