Kosova
Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës
Avioni i Edelweiss nuk mundi të ulej në aeroportin e Shkupit për shkak të motit të keq dhe pas disa minutash në ajër u drejtua për në Prishtinë
Moti i keq dhe stuhia që kanë përfshirë Shkupin kanë detyruar një avion të kompanisë zvicerane Edelweiss të devijojë fluturimin dhe të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton albinfo.ch.
Avioni ishte nisur nga Cyrihu rreth orës 18:00 dhe, sipas planit të fluturimit, pritej të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit rreth orës 20:00.
Megjithatë, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në zonën e Shkupit, piloti nuk arriti të kryente uljen. Avioni qëndroi për rreth 20 minuta duke qarkulluar mbi zonë, para se ekuipazhi të merrte vendimin për ta devijuar fluturimin drejt Kosovës.
Si destinacion alternativ u zgjodh Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ku avioni u drejtua për ulje.
Një pjesë e madhe e pasagjerëve në bord janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët në vend të Shkupit do të mbërrijnë në Prishtinë për shkak të kushteve të motit.
Nuk dihet ende se kur do të jetë e mundur vazhdimi i udhëtimit të pasagjerëve drejt Shkupit, ndërsa gjithçka varet nga përmirësimi i kushteve atmosferike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













