Muzikë
Pas katër edicionesh mungesë, Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision
MRT ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovision 2027, që do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë në majin e ardhshëm
Maqedonia e Veriut do t’i rikthehet skenës së Eurovision Song Contest në vitin 2027, pas mungesës në katër edicione radhazi. Rikthimi është konfirmuar nga transmetuesi publik maqedonas MRT, i cili do të marrë pjesë në edicionin e 71-të të konkursit evropian të muzikës, përcjell albinfo.ch.
Eurovision 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë, pas fitores së DARA-s në edicionin e vitit 2026 në Vjenë me këngën “Bangaranga”. Dy gjysmëfinalet do të zhvillohen më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja e madhe më 15 maj 2027, në Arena Burgas.
Pjesëmarrja e fundit e Maqedonisë së Veriut në Eurovision ishte në vitin 2022, në Torino, ku vendi u përfaqësua nga Andrea me këngën “Circles”. Ajo përfundoi në vendin e 11-të në gjysmëfinalen e saj, duke mbetur jashtë finales.
Me rikthimin në vitin 2027, MRT synon një proces më transparent të përzgjedhjes së përfaqësuesit dhe këngës. Detajet për mënyrën se si do të zgjidhet përfaqësuesi maqedonas pritet të bëhen të ditura në muajt e ardhshëm.
Maqedonia e Veriut debutoi zyrtarisht në Eurovision në vitin 1998, në Birmingham, me Vlado Janevskin dhe këngën “Ne Zori, Zoro”. Ai përfundoi në vendin e 19-të.
Gjatë viteve, vendin në Eurovision e kanë përfaqësuar emra të njohur të muzikës maqedonase, mes tyre Karolina Goçeva, Toše Proeski, Elena Risteska dhe Kaliopi.
Kaliopi e përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në vitin 2012 në Baku me këngën “Crno i Belo”, me të cilën arriti finalen dhe u rendit e 13-ta. Ajo u rikthye në garë edhe në vitin 2016 në Stockholm me këngën “Dona”.
Rezultati më i mirë i vendit në historinë e Eurovisionit mbetet ai i Tamara Todevskës, e cila në vitin 2019 në Tel Aviv u rendit e shtata me këngën “Proud”. Ajo fitoi votën e jurive dhe siguroi rezultatin më të lartë të Maqedonisë së Veriut në konkurs.
Rikthimi i MRT-së i jep fund një periudhe mungese dhe e rikthen Maqedoninë e Veriut në një prej skenave më të mëdha muzikore në Evropë. Emri i artistit dhe kënga që do ta përfaqësojë vendin në Burgas pritet të përcaktohen në një fazë të mëvonshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












