Skip to content

Mehmeti po shkëlqen në futbollin amerikan

I bashkuar me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara, ku ka marrë edhe ftesë nga trajneri Mauricio Pochettino, Mehmeti po konfirmon potencialin e tij me paraqitje dhe gola në kampionatin amerikan

Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në SHBA! Talenti 17-vjeçar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e New York Red Bulls, duke qenë protagonist në fitoren 3-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në MLS.

I bashkuar me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara, ku ka marrë edhe ftesë nga trajneri Mauricio Pochettino, Mehmeti po konfirmon potencialin e tij me paraqitje dhe gola në kampionatin amerikan.

Mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të. Pas një goditjeje të ndalur fillimisht nga portieri kundërshtar, 17-vjeçari reagoi shpejt, shmangu ndërhyrjen e tij të dytë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar New York Red Bulls në avantazh.

Ky ishte goli i dytë i Mehmetit në sezonin 2026 të MLS-së. Përveç realizimeve, ai ka regjistruar edhe nëntë kontribute të tjera në gola, duke e mbyllur sezonin me 11 kontribute në total, transmeton albinfo.ch.

youtube.com/watch?v=cYyQoBkU0rs&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F