Granit Xhaka dhe Breel Embolo janë rikthyer në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, transmeton albinfo.ch.
Të dy futbollistët munguan në grumbullimin e fundit, në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, pasi kishin siguruar certifikata të falsifikuara të COVID-19.
Ndërkohë, Federata Zvicerane e Futbollit ka vendosur të mos shqiptojë masa të tjera ndëshkuese ndaj tyre, duke u hapur rrugën rikthimit në ekipin kombëtar.
Përzgjedhësi Murat Yakin ka vendosur t’i përfshijë të dy në listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit.
Në një prononcim për rikthimin e tyre, Yakin ka folur për rëndësinë e dy futbollistëve në përfaqësuese dhe pritshmëritë nga ta në vazhdim./Albinfo.ch