Kosova
Kurti thotë se pazari i Presidentit dëshiron rrëzimin e Qeverisë
Albin Kurti është duke folur para deputetëve të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij ka thënë se është krenar me Kabinetin e tij qeveritar dhe tregoi pse dëshirohet të rrëzohet kjo Qeveri, përcjell albinfo.ch.
“Me mua kryeministër e me këtë qeveri nuk ka shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme deri të ketë gjendje të jashtëzakonshme.
Tutje, Kurti tha se “Motori i kësaj situate është si të largohet kjo qeveri e si të spostohem unë, për të nisur pazaret”.
“Qeveria e re ndodhet në ditën e 50 të të punës së saj. Të gjithë e panë sesi nuk i patëm jo 100 ditë për të dëshmuar vetën tonë, por as 100 orë. Por sot, dua të them se jam krenar me këtë kabinet qeveritar”, tha Kurti, teksa nisi të numërojë të arriturat e Qeverisë së tij.
Foli për uljen e pagave, shkarkimin e bordeve, për shfuqizime të disa vendimeve që shkonin në favor të zyrtarëve shtetërorë e shumë vendime tjera.
Kurti tutje tha se “Mua nuk më dhimbset kjo qeveri e aq më pak vetja, më dhimbset populli se çka po i bëhet me këtë mocion”.
Para tij, grupet parlamentare NISMA-AKR dhe 6+ u deklaruan pro mocionit ndaj Qeverisë Kurti, ashtu si edhe LDK, PDK e AAK.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













