Kosova
Prishet koalicioni LVV-LDK
Sikur të mos mjaftonte përhapja e virusit në Kosovë, partitë në pushtet kanë përçarje të mëdha
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Burime të telegrafit brenda takimit, thonë se kryesia e LDK-së, ka vendosur të rrëzojë Qeverinë Kurti për shkak të mos heqjes së taksës, dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e ka shkarkuar nga detyra ministrin Veliu, me pretekstin se ky i fundit, u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me coronavirus dhe se, sipas tij, Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim i kryeministrit Kurti ka bërë që të mblidhet kryesia e LDK-së e cila në një mbledhje maratonike ka vendosur që të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












