Shqiperia
Vizitorë në çdo stinë, mbi 1.1 milionë turistë të huaj në shtator
Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe ata natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 9.7 milionë të huaj gjatë 9 muajve të këtij viti.
Instituti i Statistikave, INSTAT, publikoi sot raportin e lëvizjes së shtetasve, sipas të cilit numri i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë periudhës janar-shtator arriti 9 680 030 shtetas, ose 16.7 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi u vizitua nga 8 294 600 shtetas.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në mbi 90 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm etj.
Mbi 9.2 milionë shtetas të huaj që vizituan vendin tonë ishin nga Europa, rreth 260 mijë ishin shtetas amerikanë dhe mbi 77 mijë ishin nga Azia Lindore dhe Paqësori.
Ndërkohë, shifrat tregojnë trendin drejt një turizmi gjithëvjetor. Vetëm në shtator, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1 146 090. Ky numër është rritur me 3.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Gjatë 9-mujorit, rritje të ndjeshme kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me rreth 57 %.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










