Lajme

Liqenet e Zvicrës Lindore në nivele rekord cektësie

Sipas parashikimeve aktuale, situata ka mundësi të përkeqësohet edhe më tutje  në të ardhmen e afërt

Pas disa muajsh thatësire, nivelet e ujit të disa liqeneve në Zvicrën lindore janë në nivele rekord sa i përket cektësisë.

Të dhënat nga stacione të ndryshme matëse, të përpiluara nga Keystone-SDA, tregojnë se janë regjistruar nivele rekord të ulëta uji, duke përfshirë në Untersee, pjesën më të vogël të Liqenit të Konstancës (Bodensee) dhe në Liqenin Walensee.

Një stacion matës në Liqenin e Cyrihut, në anën e St. Gallenit, ka regjistruar gjithashtu një nivel rekord të cektësisë, transmeton albinfo.ch.-

Autoritetet në Kantonin e Thurgaut po raportojnë nivele historikisht të ulëta uji në liqene. Sipas parashikimeve aktuale, situata ka mundësi të përkeqësohet edhe më tutje  në të ardhmen e afërt.