Lajme

Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit

Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa vizë.

Një 65-vjeçare shqiptare është ndaluar gjatë kontrollit kufitar në dalje në Aeroportin e Memmingenit, pasi kishte tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit pa vizë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Sipas Policisë Kufitare të Memmingenit, gruaja po përgatitej të udhëtonte nga Gjermania drejt Tiranës, kur gjatë kontrollit u konstatua se kishte qëndruar në territorin gjerman përtej afatit të lejuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ajo kishte qëndruar gjithsej 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar me 11 ditë kufirin prej 90 ditësh të qëndrimit pa vizë.

Ndaj 65-vjeçares janë iniciuar procedura penale për qëndrim të paligjshëm pa leje qëndrimi.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, policia ka mundësuar largimin e saj nga Gjermania dhe vazhdimin e udhëtimit drejt Shqipërisë./Albinfo.ch