Skip to content

Infermierët Shqiptarë në Zvicër nderohen nga Shoqata e Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës

Kryetarja e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ), Yllka Zuzaku-Mustafa, u nderua me një mirënjohje nga kryetari i shoqatës, z. Mustaf Buzoku

Në Kongresin e Shoqatës së Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës, kryetarja e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ), Yllka Zuzaku-Mustafa, u nderua me një mirënjohje nga kryetari i shoqatës, z. Mustaf Buzoku.

“E falënderojmë për këtë vlerësim dhe përgëzojmë të gjithë ekipin për organizimin e shkëlqyer të kongresit, mikpritjen dhe mundësinë që krijoi për shkëmbimin e përvojave mes profesionistëve të shëndetësisë”, thotë në një postim të saj në fb zonja Zuzaku.

“Shpresojmë që ky takim të pasohet nga një bashkëpunim konkret mes dy shoqatave tona, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbime profesionale mes Kosovës dhe Zvicrës.

Dëshira jonë është që gjithnjë e më shumë profesionistë në Kosovë të kenë mundësi të specializohen, duke u mbështetur në përvojën dhe standardet zvicerane të formimit profesional. Kjo përfshin radiologjinë dhe fusha të infermierisë si kujdesi për plagët, kujdesi paliativ, geriatria, kujdesi intensiv dhe infermieria e urgjencës. Me më shumë specialistë në këto fusha, pacientët në Kosovë mund të kenë më shumë qasje në kujdes të specializuar aty ku jetojnë”.