Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, përcjell albinfo.ch.
Haxhiu ka deklaruar se, dy javë pas miratimit në Kuvend, ligji po kalon drejt fazës së zbatimit.
Ajo ka theksuar se çdo pasuri e personave që ushtrojnë funksione publike duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.
“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”, ka shkruar Haxhiu.
Kryetarja e Kuvendit ka shtuar se institucioni që drejton do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë, ndërsa qytetarët do ta matin ligjin me rezultatet që do të japë./Albinfo.ch
