Futbollisti i talentuar me rrënjë shqiptare, Brajan Gruda ia ka dalë që të shënojë gol me fanellën e Gjermanisë. Në debutimin e tij me Panzerat, sulmuesi me origjinë shqiptare ndëshkoi Serbinë, në fillimin e pjesës së dytë.
Pas një kontrolli topi fantastik, Gruda mposhti portierin me një të majtë të bukur.
Kujtojmë se ndeshja e vlefshme për Nations League u luajt në stadiumin e Beogradit, “Rajko Mitic”.