Skip to content

Refuzoi Zvicrën për Kosovën, Lutfi Dalipi zgjedh fanellën dardane

Mesfushori i talentuar Lutfi Dalipi ka marrë vendimin për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës, duke lënë pas mundësinë për të luajtur për përfaqësuese të tjera.

I lindur në Zvicër dhe me prejardhje nga Presheva, Dalipi ka zgjedhur që në të ardhmen ta mbrojë fanellën dardane, një vendim që është mirëpritur me entuziazëm nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e ka pritur Dalipin në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke e cilësuar zgjedhjen e tij si një vlerë të rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares.

Dalipi po kalon një sezon pozitiv me skuadrën e Vaduzit në Zvicër, ku luan si i huazuar nga Young Boys.

Ademi ka shprehur mirënjohje për futbollistin dhe familjen e tij për besimin dhe vendimin për të përfaqësuar Kosovën.

Zgjedhja e Dalipit është një tjetër përforcim për projektin e Kombëtares, e cila vazhdon të afrojë futbollistë me potencial nga diaspora/albinfo.ch.