Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, komuniteti shqiptar në Gjenevë organizon një mbrëmje festive, ku do të bashkohen tradita, kultura dhe muzika shqiptare
Këshilli Organizativ i Shoqatave Shqiptare në Gjenevë fton bashkatdhetarët të marrin pjesë në festën tradicionale të Ditës së Flamurit, e cila do të mbahet të shtunën, më 21 nëntor 2026, në Salle des Fêtes des Avanchets
Krahas kremtimit të Pavarësisë së Shqipërisë, gjatë kësaj mbrëmjeje do të përkujtohen edhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Adem Jasharit.
Festa do të nisë në orën 16:30 me programin e fëmijëve, të përgatitur nga LAPSH, Gëzuar dhe Rinia Contact. Pas aperitivit të orës 19:00, mbrëmja festive do të hapet zyrtarisht në orën 19:30, me fjalime dhe program kulturor nga Gëzuar, Rinia Contact/Agimi nga Prizreni dhe Grupi Hareja.
Nga ora 21:00, atmosfera do të vazhdojë me muzikë nga Gold Band dhe Bardh Ramadani.
Për komunitetin shqiptar në Zvicër, kjo festë është një mundësi për t’u bashkuar, për të nderuar historinë kombëtare dhe për t’ua përcjellë brezave të rinj gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.
Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje festive
Data: 21 nëntor 2026
Vendi: Salle des Fêtes des Avanchets
Rue François-Durafour 17, 1220 Vernier, Gjenevë
Fillimi i programit: 16:30
Hapja e mbrëmjes festive: 19:30
Hyrja: 10 CHF, nga mosha 15 vjeç
