Zvicra ka riafirmuar përkushtimin e saj për të mbështetur dhe fuqizuar sistemin shëndetësor të Kosovës, duke vënë theksin në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sigurinë e pacientëve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Në fjalën e saj hapëse në një konferencë për shëndetësinë, ambasadorja e Zvicrës, Cattin Hennin, theksoi angazhimin afatgjatë të shtetit zviceran për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Mbështetja zvicerane përfshin kujdesin shëndetësor parësor, përmirësimin e standardeve klinike, rritjen e sigurisë së pacientëve dhe fuqizimin e profesionistëve shëndetësorë.
Ky bashkëpunim po realizohet edhe përmes programeve të mbështetura nga Zvicra, si projekti për Kujdes Shëndetësor Cilësor dhe të Qasshëm (AQH) dhe projekti për Shërbime të Integruara Shëndetësore (IHS).
Përmes këtyre nismave, synohet ndërtimi i një sistemi shëndetësor më efikas, më të qasshëm dhe të orientuar drejt nevojave të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Ambasadorja Hennin uroi që diskutimet dhe punimet e konferencës të kontribuojnë në avancimin e mëtejmë të cilësisë së kujdesit shëndetësor në vend.