“Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht” (Ekzil – mes Säntisit dhe mallëngjimit) është vepra më e re letrare nga poeti dhe tregimtari Isuf Sherifi. Promovimi zyrtar i librit u zhvillua mbrëmë, më 14 nëntor 2026, në hapësirën letrare “Raum für Literatur”, në Postën Kryesore të St. Gallenit.
Vepra eksploron emocionet e thella të vendlindjes, mërgimit dhe mallit. Ajo lidh hendekun midis shtëpisë së tij të re zvicerane (e simbolizuar nga mali Säntis në Kantonin St. Gallen) dhe kujtimeve të autorit.
Isuf Sherifi lindi në vitin 1967 në Tetovë, Maqedoni e Veriut dhe tani jeton në Wittenbach pranë St. Gallen. Ai shkruan poezi, prozë dhe ese. Veprat e tij janë botuar në vendlindje e tij dhe në diasporë. Sherifi njihet edhe për aktivitetin e tij kulturor dhe shoqëror në komunitetin shqiptar të St. Gallenit dhe Zvicrës.
Krijimtaria e tij është përkthyer edhe në gjuhën gjermane në veprat si antologjia dygjuhëshe “Pamje përmes dritares së hapur” (2005) dhe përmbledhja e tij e poezive “Die weisse Filzkappe” (2017).
Promovimi i i librit që u bë mbrëmë në St. Gallen, i shoqëruar nga muzikantët Werner Meier dhe Christian Fitze, tërhoqi shumë dashamirës zviceranë e shqiptarë të të letërsisë.

