Lajme
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital
Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së vinjetës digjitale dhe rregullit 18-ditor për blerjet online.
Austria po i jep fund përdorimit të vinjetës ngjitëse në xhamin e automjetit. Sipas ASFINAG-ut, vinjeta e kuqe për vitin 2026 është versioni i fundit fizik, ndërsa nga viti 2027 vinjetat do të ofrohen vetëm në formë digjitale, përcjell albinfo.at.
Kalimi i plotë në sistemin digjital përfundon më 1 shkurt 2027, pasi të ketë skaduar vlefshmëria e vinjetave të fundit ngjitëse.
Për shoferët që udhëtojnë nëpër Austri, përfshirë mërgimtarët që udhëtojnë drejt Kosovës, një detaj është veçanërisht i rëndësishëm: vinjeta vjetore për vitin 2026 nuk skadon më 1 janar 2027. Ajo është e vlefshme nga 1 dhjetori 2025 deri më 31 janar 2027, në orën 23:59.
Kjo do të thotë se ata që e kanë blerë dhe vendosur siç duhet vinjetën vjetore 2026 mund ta përdorin atë edhe gjatë gjithë muajit janar 2027.
Vëmendje duhet t’i kushtohet edhe mënyrës së blerjes së vinjetës digjitale. Sipas rregullave aktuale, kur një konsumator privat blen një vinjetë dymujore ose vjetore përmes dyqanit online apo aplikacionit të ASFINAG-ut, vlefshmëria e saj mund të fillojë më së hershmi në ditën e 18-të pas blerjes.
Ky afat lidhet me të drejtën 14-ditore të tërheqjes nga blerja online, si dhe me tri ditë shtesë për dërgimin e njoftimit. Për këtë arsye, blerja e vinjetës online pak para nisjes nuk do të thotë se ajo është menjëherë e vlefshme.
Ky rregull nuk zbatohet për vinjetat digjitale njëditore dhe dhjetëditore, të cilat mund të blihen online me vlefshmëri të menjëhershme. Vinjeta njëditore mbulon një ditë kalendarike.
Edhe vinjetat dymujore dhe vjetore mund të blihen për përdorim të menjëhershëm në pikat fizike të shitjes, kabinat e pagesës dhe automatikët e ASFINAG-ut.
Kalimi në sistemin digjital nuk nënkupton se shoferët duhet ta blejnë vinjetën vetëm përmes internetit. ASFINAG njofton se vinjetat digjitale do të vazhdojnë të shiten edhe në pika karburanti, kioska, kabina pagese dhe te partnerë si ÖAMTC dhe ARBÖ.
Vinjeta digjitale lidhet me targën e automjetit. Për këtë arsye, gjatë blerjes duhet të shënohen saktë numri i targës dhe shteti i regjistrimit. Një gabim në të dhënat e automjetit mund të bëjë që vinjeta të mos jetë e vlefshme për automjetin përkatës.
Para udhëtimit, shoferët mund ta kontrollojnë vlefshmërinë e vinjetës në regjistrin zyrtar të ASFINAG-ut dhe të verifikojnë periudhën për të cilën ajo është aktive./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj Mbrëmje me kulturë shqiptare, valle tradicionale dhe muzikë më 21 nëntor, ndërsa në mesin e të... -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak










