Skip to content

Fitorja e Austrisë ndaj Irlandës i rrit shanset Kosovës

Kosovës i duhet vetëm një pikë në duelin në Dublin, për të siguruar vendin e dytë në grupin B3

Përfaqësuesja e Austrisë me fitoren ndaj Irlandës e ka siguruar kalimin në Ligën A të Ligës së Kombeve. Sasa Kalajdziq e realizoi golin e fitores për Austrinë në minutën e 78-të.

Austria me këtë fitore e ka siguruar pozitën e parë në Grupin B3 me 11 pikë.

Kosova dhe Irlanda tni do të luftojnë për pozitën e dytë.

Aktualisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë, kurse Irlanda ka një pikë më pak në pozitën e tretë.

Izraeli është i fundit me tri pikë.

Kosova të martën nga ora 20:45 luan ndaj Irlandës në Dublin. Kështu, Kosovës i duhet vetëm një pikë në duelin në Dublin, për të siguruar vendin e dytë në grupin B3, i cili të dërgon në “play-off” me një nga vendet e treta të Ligës.

Pozita e dytë siguron plejofin për ngjitje në Ligën A dhe vazo më të mirë për kualifikimet e “Euro 2028”.