Feja

Gjenevë: Në xhami të rinjtë përgatiten për xhihad

Qirinj të ndezur, imazhet e Virgjëreshës të vendosura në tryezën e ulët dhe në qendër, fotografia e një djali të hollë, me pamje të një të riu që i pëlqen moda. Prindërit nuk arrijnë t’i largojnë mendtë nga fati i djalit të tyre, i cili i la që katër muaj.  Zvicerani i ri, i  konvertuar në Islam në pranverën e kaluar, braktisi qytetin e tij të Gjenevës për të shkuar në Siri , bashkë me një person më të moshuar, zbulohet falë hetimeve të kryera nga gazeta “Tribune de Genève”, raporton albinfo.ch. Të dy frekuentonin një grup të rinjsh të radikalizuar dhe të lidhur me xhaminë e lagjes  Petit-Saconnex. Megjithatë, kemi mësuar se dy nga tre imamët e kësaj xhamie janë pjesë e listës hetimore në Francë. Një shënim konfidencial nga policia franceze e datës 18 gusht na bënë të ndezim alarmin. Shërbimi Informativ i Konfederatës (CBC) si dhe Policia Gjyqësore Federale (PJF) kanë nisur hetimet.

“Unë kam qenë te disa miq kur më pati thirrur për të më treguar se do të shkonte dy javë në pushime në Marok. Ai më tha të mos shqetësohem, se ai do të bisedojë me mua në të njëjtën mbrëmje”, tregon zëri i thyer i nënës së tij. Atë mbrëmje të prillit djaloshi në fakt nuk e kishte pritur nënën dhe ishte larguar me nxitim, pa marrë ndonjë rrobë, as furçë dhëmbësh etj. Qilimi i tij i çmuar si dhe  fustani i tij i bardhë kanë mbetur në dhomën tij të paprekur.  I rritur dhe i pa punë, djaloshi në fjalë jetonte te nëna e tij, ku gëzonte një liri të kënaqshme. Katolik i konvertuar qe dy vjet në Islam, ai kishte bërë  «haxhillëkun në Arabi», si dhe kishte kaluar disa javë në Tunizi. Dhe pak kohë më vonë ai i tregon nënës së tij se synonte të shkonte në Marok. “Unë nuk jam shqetësuar  menjëherë, sepse ai më tregonte nëpërmes mesazheve se koha ishte e nxehtë, se ishte duke u kënaqur
atje”, dëshmon nëna e mërzitur. Fatkeqësisht, që nga muaji maj ajo ka mbetur pa asnjë lajm nga djali.

“Zëri i tij ishte i vdekur”

Shumë i vëmendshëm për nënën e tij, djaloshi megjithatë  nuk i përgjigjej më telefonatave të saj.  Shqetësimi rritej. Prindërit duke u përpjekur për të mësuar më shumë për fatin e djalit zbulojnë se ai kishte tri linja telefonike në Zvicër. Me lexime të marra nga një operator, ata e kuptojnë se ai nuk ishte në Marok, ashtu siç thoshte ai, por në Turqi. Në fakt, ai kishte fluturuar nga aeroporti i Gjenevës direkt për në Stamboll, sipas informatave tona. Ky lajm trondit prindërit. “Nga Turqia do të shkojnë në Siri”, citon babai një mesazh të djaloshit. Në fakt, djali i tyre  kishte kontaktuar një njeri në Urfa, vendi i privilegjuar për të kaluar në Siri.

Pas tre muajsh heshtjeje, thirrja e parë trondit prindërit e tij. “Ai më tha se ishte mirë, por unë e dëgjova se zëri i tij kishte vdekur”, tregon nëna. Ndërsa djali i saj i fliste, nëna tregon se dëgjonte zëra që i pëshpëritshin çfarë i duhej të më thonte. Nëna mundohet të ketë më shumë informata, por djaloshi nuk flet. Ai justifikohet për mosthirrjen e tij duke shpjeguar se kishte problem me lidhje. Numri paraqitet i panjohur dhe djaloshi refuzon të thotë se ku gjendet.

Menjëherë më pas, djali i dërgon përmes Whats¬App dhjetëra surate të Kuranit babait të tij dhe i thotë se ai  punon, duke mbetur misterioz. Këto elemente ngjallin  frikë të keqe pranë familjes së tij. “Pse ai ka shkuar për të bërë xhihad? Ose i kanë premtuar male dhe mrekulli, ose ata e kanë  kërcënuar dhe detyruar të shkojë atje”. Nëna e tij ngjitet në faktin se djali i tij urrente armët dhe nuk e donte ushtrinë. Asaj i kujtohet  që kishte pyetur në lidhje me luftën në Siri. Përgjigjja e tij ishte e rehatshme: “Myslimanët e vërtetë nuk dëmtojnë asnjë mizë”.

Por, sjellja e djaloshit ka ndryshuar për një vit, vështrojnë të afërmit. Qëndrimi i tij në klasë kishte ngjallur shqetësime. Notat e tij kishin rënë dhe ai kishte humbur vendin e punës së tij për trajnim në dhjetor. Paralelisht, kishte një të kaluar studimore kaotike, por kishte mësuar Kuranin dhe arabishten në mënyrë të etshme.  Ai me zell shkonte në xhaminë e Petit-Saconnex të lutet tri herë në ditë.

“Unë kam thirrur një nga tre imamët e xhamisë për t’u treguar atyre se djali im ishte zhdukur si dhe për t’u kërkuar ndihmë.  Ai më tha se nuk e dinte se për kë e kisha fjalën dhe se nuk ishte problemi i tij. Ai më është  përgjigjur shumë keq”, tregon nëna me sytë e skuqur nga vaji i pashuar.

Thelbi i të rinjve të radikalizuar

Çfarë ndodhi në mes të mureve të bardha të xhamisë më të madhe në Zvicër? Atje djaloshi është i njohur me emrin Abdullah. Aty ai ishte i shoqëruar me një  grup të të rinjve që jetonin jashtë sistemit shoqëror, me probleme sociale apo familjare që ushqeheshin me ide ekstremiste. Disa të rritur, të cilët kanë vënë re sjelljet e këtij grupi, sikur një  burrë 28 vjeç thekson: “Kjo është një bërthamë e re,  e përbërë me të rinj diskretë dhe të kujdesshëm. Ata vijnë nga Gjeneva dhe Annemasse. Ata duhet të jenë afro njëzet veta. Këta të rinj jetojnë në ankth dhe thonë se duhet  bërë “hixhretin”, ose migrimin në një vend mysliman. Kjo është një katastrofë … “, qahet burri i lartpërmendur. Një gjë e tillë dëmton Islamin, pohon një besimtar më i vjetër. “Në këtë grup gjejmë persona të konvertuar me origjinë zvicerane, tuniziane si dhe të rinjtë nga Ballkani. Ata flasin në mes tyre.
Është vështirë për t’u marrë me ta, vë në dukje plaku besimtar. Ne kemi dëgjuar një nga ata duke thënë se donte të hakmerrej nga mosbesimtarët si dhe të  pafetë. Ka disa muaj ne i kemi parë duke shikuar video në telefonat e tyre, ndërsa ishin në dhomën e lutjes. Ata shikonin video për Daech. Tani ata komunikojnë me miqtë e tyre që kanë shkuar në Siri, një prej tyre është një zviceran që quhet Abdullah dhe që është nga Gjeneva, si dhe një  francez apo tunizian, Ramzi”.

Të dy udhëtarët e  rinj kanë mbajtur kontaktin me të njohurit e tyre. Si për shembull, me këtë zviceran të konvertuar (djaloshi i përshkruar më lart):  “Të gjithë e dinë brenda xhamisë se ata kanë shkuar në Siri! Unë e dija se ata favorizonin idenë e shtetit islam, por unë nuk mendoja se ata do të largoheshin për të shkuar në Siri. Ata më kanë dërguar disa mesazhe ka një muaj, në WhatsApp. Aty,  Abdullah (djaloshi zviceran i konvertuar) flet për ideologjinë Daech, ku pohon se e vërteta është më shumë atje sesa këtu. Disa kanë marrë edhe fotografitë e tij. Unë i kam parë ato fotografi, ku ai paraqitet me flamurin e shtetit islam. Unë nuk e di se çfarë është duke bërë në Siri. Ramzi thotë se nuk është duke luftuar, por se është duke punuar”.

Kjo bërthamë e re e radikalizuar ka qasje të lehtë me xhaminë në fjalë, ndryshe nga xhamitë e tjera, për të cilat disa ankohen. Ndonjëherë mbledhjet mbahen në dhomën e lutjes, kur ajo është e zbrazët dhe në bodrum, i cili përmban edhe një sallë të sportit. Qe pak kohë është e mundur të hyhet direkt në bodrum nga jashtë. Ky diskrecion i kërkuar ngre shumë pyetje në mesin e besimtarëve.

Salla e sportit është bërë në kuadër të “lidhjes për të rinjë”, “një projekt që synon mbështetjen, orientimin dhe integrimin profesional për të rinjtë nga komuniteti mysliman”, shkruhet në faqen e internetit të institucionit. Përgjegjësi? Një i konvertuar francez, i punësuar si imam në vitin 2012. Në gazetën frankofone “Tribune de Genève” autori shpjegon se dy nga tre imamët e kësaj xhamie paraqesin qëndrime, veprime (lidhje me Mohamed Merah), si dhe fjalime të dyshimta.

Në zemër të një historie që i tejkalon, prindërit e djaloshit të konvertuar janë rraskapitur tashmë nga pyetjet e tyre pa përgjigje. Djali i tyre ishte në ekranet e radarëve të policisë që nga fundi i vitit të kaluar, thotë babai i djalit të ri. “Pse nuk kanë tërhequr pasaportën e tij? Pse nuk e kanë ndaluar  para se të fluturonte? “Kjo janë pyetjet që nuk i lënë rehat prindërit e plagosur. Për këta prindër “autoritetet zvicerane po zvarritin hetimet” sepse policia nuk ka mjaft kushte për të kryer hulumtimet.

Unë nuk mund të fle më, jetoj në ankth, pohon babai. Unë dua të shkoj atje. Ai dëshiron të shkojë në Siri, për të gjetur djalin e tij. Ndërsa nëna luhatët midis ndenjës së fajësisë dhe dëshpërimit. “Më duket se po e shoh kudo. Nuk mund të qëndroj në shtëpi, sepse më duket se po ngopi”, dëshmon ajo. Islami është një fe e bukur, nuk e urrej, nuk di kë të urrej, ndoshta veten time. “Kështu që për të fituar shpresë, ajo ndez qirinjtë me të cilët e ka mbushur banesën e saj si dhe vendos kaktus kudo”, sepse ajo ka dëgjuar se ato mund të thithin fatkeqësitë”.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI