Botërori 2026
Spanja dhe Argjentina shkruajnë histori, për herë të parë përballen në një finale Botërori
Kampionia e Europës dhe kampionia në fuqi e botës do të duelojnë për trofeun e Kupës së Botës 2026 në një finale unike.
Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të mbetet në histori si një përballje e veçantë dhe e paprecedentë në arenën botërore të futbollit, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë në historinë e Kampionateve Botërore, në finalen e madhe do të përballen kampionia në fuqi e Europës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut, duke i dhënë duelit një peshë të jashtëzakonshme sportive.
Spanja siguroi kualifikimin në finale pasi eliminoi Francën në gjysmëfinale, ndërsa Argjentina përmbysi Anglinë me rezultatin 2:1, duke rezervuar një përballje spektakolare mes dy prej kombëtareve më të forta të momentit.
Kjo do të jetë gjithashtu vetëm finalja e dytë në historinë e Kupës së Botës ku përballen dy vende hispanofone. Herën e parë një gjë e tillë ndodhi në vitin 1930, në finalen inauguruese të Botërorit, kur Uruguai triumfoi ndaj Argjentinës me rezultat 4:2.
Tashmë, 96 vjet më vonë, Argjentina rikthehet në një tjetër finale historike kundër një kombëtareje që po kalon një nga periudhat më të mira të saj. Në njërën anë qëndron Spanja, kampione e Europës dhe me një brez të ri yjesh, ndërsa në anën tjetër Argjentina, kampione në fuqi e botës, e udhëhequr nga Lionel Messi.
Finalja pritet të jetë një nga më të ndjekurat dhe më spektakolaret e viteve të fundit, me dy shkolla të mëdha futbolli që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. /Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













