Lionel Messi ka tërhequr sërish vëmendjen e tifozëve, kësaj radhe jo me paraqitjet në fushë, por me një gjest të veçantë ndaj bashkëlojtarëve të kombëtares argjentinase pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Një video e publikuar në TikTok nga Kelci-Rose Bowers, partnerja e mbrojtësit Marcos Senesi, ka zbuluar dhuratat që kapiteni u kishte përgatitur lojtarëve të Argjentinës.
Sipas pamjeve të publikuara, secili prej futbollistëve mori një set të personalizuar për përgatitjen e pijes tradicionale argjentinase mate. Dhurata përfshinte një çantë lëkure me emrin e lojtarit, stemën e Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe logon e Kupës së Botës, si dhe një termos të artë Stanley me logon personale të Messit. Në komplet ndodheshin edhe ena për mate, bombilla (pipë metalike) dhe yerba mate.
Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku tifozët vlerësuan gjestin e 39-vjeçarit, duke e cilësuar si një tjetër dëshmi të rolit të tij si lider brenda kombëtares argjentinase. Shumë komentues theksuan se Messi ka ruajtur traditën e krijimit të një atmosfere familjare në ekip edhe pas përfundimit të turneut.
Edhe pse Argjentina nuk arriti ta mbrojë titullin botëror, pasi u mposht nga Spanja në finalen e Kupës së Botës 2026, gjesti i Messit u prit me shumë simpati dhe u kthye në një nga historitë më të komentuara të ditëve të fundit në mediat sportive dhe rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/rosariotres/?hl=en&utm_