FIFA ka prezantuar zyrtarisht topin e ri që do të përdoret në fazën përmbyllëse të Kupës së Botës, përkatësisht në gjysmëfinale, ndeshjen për vendin e tretë dhe finalen, transmeton albinfo.ch.
Topi, i quajtur “Trionda Final”, është prodhuar nga Adidas dhe vjen si një version i veçantë për ndeshjet vendimtare të turneut.
Ai ka një dizajn elegant me ngjyra të artë, të bardhë dhe të zezë, të kombinuara me detaje rozë dhe të kuqe. Sipas FIFA-s dhe Adidasit, ngjyra e artë simbolizon trofeun e Kupës së Botës.
Ky është edicioni i parë në histori që FIFA dhe Adidas prezantojnë një top të dedikuar ekskluzivisht për fazën finale të Botërorit, duke i dhënë një identitet të veçantë ndeshjeve që vendosin kampionin e botës./Albinfo.ch