Lajme
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”
Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun global të inteligjencës artificiale me një model me peshat e hapura.
Kompania Thinking Machines Lab, e themeluar nga inxhinierja shqiptare dhe ish-drejtoresha teknike e OpenAI, Mira Murati, ka prezantuar modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me përdorim të përgjithshëm, të quajtur Inkling, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimit të Financial Times, arkitektura e modelit mbështetet në teknologjinë e modelit kinez DeepSeek-V3, ndërsa për fazën e trajnimit janë përdorur edhe të dhëna të gjeneruara nga modeli Kimi K2.5 i kompanisë kineze Moonshot AI.
Një nga veçoritë kryesore të Inkling është se ai do të ofrohet si një model me peshat e hapura (open weights), duke u mundësuar përdoruesve ta instalojnë në serverët e tyre dhe ta përshtatin sipas nevojave specifike.
Megjithëse aktualisht renditet pas modeleve kryesore të kompanive si OpenAI, Anthropic dhe disa zhvilluesve kinezë të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab synon të dallohet në treg duke u ofruar përdoruesve më shumë kontroll, fleksibilitet dhe mundësi personalizimi.
Kompania e Muratit tërhoqi vëmendje edhe vitin e kaluar, kur siguroi rreth 2 miliardë dollarë investime, duke arritur një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh, çka e rendit atë ndër startup-et më premtuese në industrinë e inteligjencës artificiale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













