Futboll
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Djem dhe vajza nga diaspora morën pjesë në kampet zhvillimore të FFK-së, ndërsa më të dalluarit do të ftohen në grumbullimet e ardhshme të kombëtareve të Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka përmbyllur me sukses kampet zhvillimore me talentet e diasporës, duke bërë bashkë 135 futbollistë e futbolliste me një synim të përbashkët – afrimin e tyre me fanellën e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Përzgjedhja dhe vlerësimi i talenteve u zhvillua gjatë 10 ditëve, ndërsa FFK falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe njoftoi se kampi i radhës do të organizohet në muajin gusht.
Në kuadër të kampit treditor të Kombëtares U17 të Kosovës, nën drejtimin e përzgjedhësit Arbnor Morina dhe stafit të tij, morën pjesë 35 futbollistë të gjeneratës 2010.
Që në ditën e parë, futbollistët u dalluan për entuziazmin, motivimin dhe përkushtimin e tyre, duke shfrytëzuar çdo seancë stërvitore për të dëshmuar cilësitë dhe potencialin e tyre.
Gjatë dy ditëve pasuese, stafi teknik pati mundësinë të vlerësojë nga afër aftësitë e secilit futbollist, ndërsa më të spikaturit do të ftohen në grumbullimet e ardhshme të Kombëtares U17.
Me sukses u përmbyll edhe kampi treditor i Kombëtares U17 të vajzave, ku morën pjesë 29 futbolliste të gjeneratave 2010, 2011 dhe 2012, nën drejtimin e përzgjedhëses Sanije Krasniqi, transmeton tutje albinfo.ch.
Gjatë tri ditëve të kampit, lojtaret zhvilluan stërvitje intensive dhe kampi u mbyll me një ndeshje kontrolluese, e cila i shërbeu stafit teknik për të bërë vlerësimin përfundimtar të secilës futbolliste.
Sipas FFK-së, futbollistet që u dalluan me paraqitjet e tyre do të mbeten pjesë e planeve të kombëtareve të grupmoshave U15 dhe U17, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime











