Skip to content

Muriqi po shkëlqen në Turqi

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin e shtatë në tetë ndeshje

Vedat Muriqi rigjen golin në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi i Kosovës la gjurmën e tij në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Alanyaspor e fituar me rezultatin 3:0.

Muriqi nuk ishte titullar në këtë ndeshje dhe u aktivizua në minutën e 81.

Por ‘Piratit’ iu deshën vetëm 6 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës me Muriqin që ishte autori i golit të tretë të Fenerbahçe duke vulosur fitoren përfundimtare të skuadrës së tij, transmeton albinfo.ch.

Ky i kësaj të shtune ishte goli i shtatë i Vedat Muriqit në tetë javë kampionat që konfirmon statusin e tij si goleador dhe me sa duket sulmuesi dardan po ndjek gjurmët e tij të sezonit 2019/20 kur po me Fenerbahçe shënoi 17 gola në 34 ndeshje.